Bashkëshorti qëllon për vdekje modelen e Instagram me 14 plumba, pas debatit për fotot ‘sensuale’ online

27/01/2021 17:17

Një modele e rrjeteve sociale është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti i saj para bijës së tyre, siç raportohet pas debatit për fotot joshëse të postuara online nga e ndjera.

Eliane Ferreira Siolin besohet se është qëlluar 14 herë me armë nga bashkëshorti, i cili më pas vrau veten.

Trupat e të dy viktimave, të modeles 35-vjecare dhe të bashkëshorti Alejandro Antonio Aguilera Cantallupi, 41 vjeç, u gjetën në kopshtin e pasëm të shtëpisë së tyre në Ponto Pora, në fillim të javës.

Trupi i brazilianes Eliane u gjet me të paktën 14 plagë plumbash dhe krahun e djathtë të thyer, kurse trupi i Antonio kishte vetëm një plagë plumbi në kokë. Ky i fundit besohet se ishte nga Paraguai.

Policia tha se çifti debatonin shpesh, kryesisht prej përmbajtjes së llogarive të Eliane në rrjetet sociale.

Oficeri i policisë Analu Ferraz tha: “Miqtë e tyre thonë se ata debatonin shpesh, madje edhe në publik.”

Raportohet gjithashtu se vajza gjashtë-vjeçare e çiftit kishte qenë dëshmitare në ngjarje, dhe është marrë nga të afërm për t’u kujdesur.

Faqja e Eliane në rrjetin TikTok kishte më shumë se 58,000 ndjekes dhe modelja postonte shpesh video të vetes, shpeshherë me kostume të vogla joshëse.

Policia tha se hetimet vazhdojnë.

 

FOTO GALERI
3/5
Trupat e të dy viktimaveu gjetën në kopshtin e pasëm të shtëpisë së tyre në Ponto Pora

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA