Një nuse në pritje 28-vjeçare ka vdekur nga koronavirusi pasi u shtrua në spital e dyshuar për apandesit në Britani.
Laura Gentry, nga Kessingland u çua me urgjencë në spital me dhimbje të forta të barkut pak para ditës së ndërrimit të viteve.
Por me mbërrtjen në spitalin e Norfolk u diagnostikua me Covid-19 dhe u vendos në ventilator frymëmarrjeje.
Familja e saj tha se vajza entuziaste e cila do të martohej së shpejti me partnerin Jack Brighouse, vdiq në spital më 17 janar.
Ende nuk dihet nëse ajo kishte pasur gjendje të tjera shëndetësore apo kishte marrë virusin gjatë qëndrimit në spital.
Miqtë e familajrët i bënin homazhe zonjës Gentry, duke e përshkruar si një person zemër-ngrohtë që mund të ndriçonte çdo mjedis ku ndodhej.
Motra e saj Amy është tashmë duke mbledur fonde për funeralin e saj në një faqe të posaçme në Facebook: “Motra ime Laura fatkeqësisht u nda nga ne tepër herët. Dëshiroj të mbledh para për t’i dhënë lamtumirën që meriton. Ajo ishte një bijë, motër, mbesë e nuse e dashur për shumë njerez”.
Zonja Gentry punonte në nëj shkollë kalërimi dhe u jepte mësim fëmijëve me paaftësi. Homazhe të shumta bëheshin për të në rrjetet sociale.
Zhvillimi vjen teksa numri i viktimave të koronavirsit në Britani i kaloi 100,000, teksa sipas statistikave zyrtre deri më 15 janar 103,704 kanë vdekur nga sëmundja.
Top Channel