“Tjetër lloj ligësie”/ Policia në SHBA në ndjekje vrasësit të pesëfishtë, përfshi gruan shtatzënë me beben (Fotot)

25/01/2021 15:43

Pesë njerëz, duke përfshirë dhe një grua shtatzënë janë qëlluar dje për vdekje në një shtëpi në Indianapolis, SHBA nga një sulm në dukje me objektiv të qartë, tha sherifi lokal, duke e përshkruar vrasjen masive si ‘një lloj i ri ligësie.’

Viktimat u identifikuan nga mjekësia ligjore si nëna Kezzie Childs, 42 vjeçe, babai Raymond Childs Jr, 42 vjeç, të cilët u gjetën të vdekur së bashku me djalin e tyre 18-vjeçar Elijah Childs dhe të bijën Rita Childs, 13 vjeç. Mes të vrarëve ishte gjithashtu 19 vjeçarja shtatzënë Kiara Hawkins, bebeja e së cilës gjithashtu vdiq.

Vrasjet u zbuluan nga policia që u thirr në adresë në orën  04.00 të mëngjesit pas raportimeve se një njeri ishte qëlluar me armë.

Rasti ne fjale ishte një adoleshent i qëlluar me armë që nuk është emëruar publikisht, i cili u dërgua në spital në gjendje kritike, sipas autoriteteve.

Por teksa oficerët hetonin incidentin, morën raportimin tjetër që i çoi në një shtëpi afër vendngjarjes, ku ata gjetën pesë të vdekurit me plagë arme zjarri.

Një nga pesë viktimat ishte një vajzë shtatzënë, e cila u dërgua në spital, por u shpall e vdekur bashke me beben.

Kreu vendor i policisë Randal Taylor tha se krimi i rëndë vjen disa ditë pasi policia kishe njoftuar një seri masash kundër dhunës së krimit të organizuar të lidhur me drogat, varfërinë e dëshprimin.

“Por kjo që pamë mëngjesin e sotëm është një tjetër lloj ligësie. Bazuar në provat që kemi mbledhur deri tani, mund të konsiderohet vrasje masive”, tha ai.

Taylor shtoi se ishte vrasja me më shumë viktima në qytet prej një dekade dhe nxiti publikun të kontaktonte me autoritetet për informacione mbi vrasësit.

FOTO GALERI
2/7
Kezzie Childs, vdiq bashke me Rita Childs, 13 vjece

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA