Nëntë minatorë gjenden të vdekur pas operacionit të shpëtimit në galerinë kineze të Shandong

25/01/2021 17:32

Nëntë minatorë kinezë janë gjetur sot të vdekur, një ditë pas shpëtimit të 11 kolegëve të tyre që ishin bllokuar në galeri prej dy javësh në minierën e floririt në Shandong të Kinës.

Kryebashkiaku i qytezës së Yantai konfirmonte sot vdekjet për mediat, duke shtuar një minator ende mbetet i humbur.

MInatorët kishin mbetur të bllokuar që prej shembjes së hyrjes nga një shpërthim në 10 janar.

Skena gëzimi u panë dje kur 11 minatorë u shpëtuan duke u nxjerrë në sipërfaqe.

“Punonjësit e grupeve të shpëtimit nuk kanë ndaluar përpjekjet e tyre dhe kanë gjetur edhe nëntë minatorë të tjerë të bllokuar, të cilët fatkeqësisht kishin vdekur të gjithë”, tha  kryebashkiaku Chen Fei sot për mediat.

“Bashkë me një minator që vdiq të enjten, trupat e nëntë minatorëve janë nxjerrë tashmë nga galeria.”

Përpjekjet e shpëtimit ishte pritur të zgjasnin disa javë, por ato bënë “hapa të mëdha përpara” të dielën, kur një pengesë e madhe që bllokonte hyrjen, papritur ra në fund të galerisë, tha kreu i grupeve të shpëtimit Du Bingjian, për agjencinë shtetërore Global Times.

Njeriu i parë i shpëtuar ishte bllokuar në një vend tjetër të galerisë nga ai ku ishin bllokuar grupi i 10 minatorëve.

Pamjet televizive e tregonin atë që dilte në sipërfaqe mes brohorimave të kolegëve. Ai kishte vendosur mbulesa në sytë për t’i mbrojtur nga drita e fortë, dhe u dërgua në spital pasi ishte në gjendje “shumë të dobët”.

Rreth një orë pas shpëtimit të tij 10 minatorë të tjerë u nxorrën nga një pjesë tjetër e minierës.

Disa prej tyre shiheshin që mund të ecnin vetë, të ndihmuar nga punonjësit e shpëtimit, para se të transportoheshin në spital.

Minatorët kishin qenë duke punuar në 600m thellësi kur ndodhi shpërthim i pashpjeguar.

Për një javë prej tyre nuk kishte asnjë shenjë, derisa më 17 janar grupet e kërkimit ndjenë tërheqje në jë prej litarëve që kishin lëshuar në thellësitë e galerive. Më pas grupet arritën të ngrinin një linjë komunikimi me të bllokuarit, të cilëve u dërguan ushqim e mjekime.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/01/18/letra-e-minatoreve-kineze-te-bllokuar-ne-galeri-ndez-shpresat-per-shpetimin-e-tyre/

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA