Aksident tragjik në ‘rrugën e vdekjes’ Fushë Krujë-Laç, humb jetën një person dhe 2 të plagosur

24/01/2021 08:58

Krujë – Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Sipas policisë për këtë aksident është arrestuar në flagrancë D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has. Aksidenti ka ndodhur në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, ku  D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues B. M., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Shpesh herë aksi rrugor Fushë Krujë-Laç është konsideruar edhe si ‘rruga e vdekjes’ për shkak të aksidenteve të shpeshta që ndodhin në këtë rrugë ku shumë prej tyre kanë rezultuar fatale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi më datë 23.01.2021, në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip “Ford”,  A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

Top Channel