“Më kërkove të dalim çift”/ Ana përplaset në studio me Arbrin: Qepe, u tregova budallaqe që…

24/01/2021 21:33

Deklarata e Arbrit, kur tha se Ana i ka propozuar atij të dalin çift nga emisioni, ka qenë në vëmendje të emisionit të sotëm “Për’Puthen Prime”.

Në një përballje me njëri- tjetrin sërish kanë vijuar tensionet mes tyre, duke përfunduar në debate të ashpra.

Ata debatuan me njëri-tjetrin duke akuzuar për gënjeshtra.

Ana: Unë për ta kuptuar nëse dikush më pëlqen dua të shoh reagimin e tij

Arbri: Unë ta kam shprehur përherë, ça do ti t’shkul flokët?

Ana: Nëse ti më sheh në një takim aq të afërt me Fatjonin, dhe nëse më pëlqen vërtet, duhet të ndihesh xheloz

Arbri: Po jam ndjerë unë, mos më jep urdhëra mua

Ana: Mos më ngri zërin, se ke bërë akuza të paturpshme përballë meje, më akuzon për gënjeshtare. Të doja të dilja çift unë, të ftoja në takim.

Arbri: E shoh që ke ardh me ligjërata se të ka goditur fort

Ana: Jo’ti do vëmendje

Arbri: Ti s’po më lë të flas se s’do që t’i jap përgjigje, se ka frikë

 

FOTO GALERI
11/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA