Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Bucimas.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë, ndërsa mjeti eshte larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima është identifikuar si Pajtim Gjyli, rreth 48 vjeç, banues në Pogradec.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.
Top Channel