Fotot/ Reshje të dendura shiu e dëbore në Qarkun e Korçës, probleme me energjinë! Mos harroni zinxhirët…
24/01/2021 09:13
Në Qarkun e Korçës, gjatë gjithë natës ka patur rreshje shiu me intesitet mesatar, dhe mbi 1300 m ka patur rreshje debore ku trashësia e saj eshte 5-10 cm.
Aktualisht reshjet janë ndërprerë. Gjendja e rrugëve nacionale dhe atyre rurale në përgjithësi paraqitet e mirë. Të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura.
Në aksin K/Boboshticë-Dardhë nga km 8 deri në km 14 , në orët e para të mëngjesit lëvizja e mjeteve rekumandohet me zinxhir, ose goma dimërore.
Ne furnizimin me energji elektrike, aktualisht ka probleme në fidrin nr 6, te Mollasit, bashkia Kolonje. Probleme me energjine ka dhe zona e Vithkuqit. Nga OSHEE po punohet për riparimin e defektit dhe ne kete fider.
Top Channel