Princ Harry fajëson mediat sociale për trazirat në Capitol: Jemi pjesë e një eksperimenti njerëzor teknologjik (Fotot)

23/01/2021 15:55

Princi i kurorës së Britanisë Harry i ka shpallur sot luftë gjigandëve amerikanë të teknologjisë duke thënë se ata duhet të motivohen nga mirëqenia e njerëzve dhe jo nga “përfitimet financiare”, në një intervistë ku fajësonte mediat sociale për trazirat vrasese në Kongresin amerikan Capitol dhe shkatërrimin e pyjeve tropikale të Amazonës.

Harry i intervistuar nga revista e përmuajshme e biznesit Fast Company, jepte përgjigje të gjata e të thella për ‘parimet drejtuese’ të jetës së tij si “detyrimi për të vërtetën dhe zbutjes së vuajtjeve” si dhe për pasojat aktuale të hapësirës dixhitale.

Ai tha se ai dhe Meghan kanë marrë ngacmimet të papërballueshme në rrjetet sociale kur u martuan, dhe gjithashtu ndau pikëpamjet e tij për mënyrën e reformimit dhe konsultimet me ekspertët për këtë.

Harry e Meghan nuk janë prezentë në mediat sociale por japin mesazhe e prononcime në rrjetet Spotify dhe programe si Netflix. Kritikët thonë se pas largimit nga jeta mbretërore e Britanisë ata po fitojnë më shumë se nga sa do të kishin mundur të bënin aty.

Në intervistë Harry thotë se ai dhe gruaja dëshirojnë të jenë pjesë e eksperiencës njerëzore, por jo e “eksperimentit njerëzor” që po realizohet nga gjendja aktuale e teknologjisë.

“Duhet të ketë dhënie llogarie për mirëqenien kolektive, dhe jo vetëm për nxitjet financiare. Është e vështirë për mua të kuptoj sesi këto platforma mund të marrin me shpejtësi fitimet, duke iu shmangur tërësisht përgjegjësisë”.

Princi më tej quante grupet gjigande të teknologjisë  “kontrollorë pabesueshmërisht të fuqishëm e të konsoliduar, dhe origjina e dhunës  dhe konfuzionit që ka shkaktuar kaq shumë dezinformim”.

Harry tha në intervistë se ai dhe gruaja e tij “nuk janë larguar nga asnjë media sociale” siç kanë deklaruar agjencitë e manjatit  Rupert Murdoch, por mund të bëhen pjesë e tyre “kur të jetë koha e duhur”.

“Ne mund të rivizitojmë mediat sociale kur të jetë koha e duhur për ne, ndoshta kur të shikojmë më shumë përkushtim për ndryshim apo reformë, por deri tani kemi shpenzuar shumë energji për të mësuar sesi funksionon kjo hapësirë dhe si mund të ndihmojmë për këtë”, tha Harry.

Ai shton se panë anën e errët të mediave sociale kur u martuan.

“U habita kur shikova sesi historia ime tregohej në një mënyrë, ndërsa e gruas time në një mënyrë tjetër, ndërsa ajo e bashkimit tonë bëri që e gjithë historia jonë të thuhej krejt ndryshe”.

Ai i atribuoi mediave sociale sulmin ndaj Kongresit amerikan  më 6 janar dhe shkatërrimin e pyjeve tropikale të Amazonës.

“Ndodhi një sulm ndaj demokracisë në Shtetet e Bashkuara, i organizuar në mediat sociale, dhe kjo është ekstremizëm i dhunshëm”.

“Njihet gjerësisht roli mediave sociale në genocidin në Mianmar, si mjet për nxitjen e dhunës ndaj popullsisë Rohingya, ndërsa në Brazil, mediat sociale ishin mjeti i keqinformimin që rrjedhimisht solli shkatërrimin e pyjeve të Amazonës”, tha ai.

Harry shtonte se prej një moshe të vogël ishte udhëhequr nga parimet e të vërtetës, të simpatisë dhe zbutjes së vuajtjes.

“Jeta ime ka të bëjë me pjesën time për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë dhe në këtë moment kemi nevojë për këtë ndryshim, sepse ka të bëjë me çdo që ndaj të cilës jemi të ekspozuar”.

“Duhet të marrim në konsideratë kufizimin e kohës që shpenzojmë në mediat sociale ose të kontrollojmë burimet apo informacionin që jepet aty, si dhe të marrim një qasje simpatie në komentet e postimet tona. Ne i detyrohemi njëri-tjetrit simpati. Çdo njeri kërkon lidhjen me dikë, lidhje shoqërore, sensin e përkatësisë”.

FOTO GALERI
4/6
Genocidi i popullsive Ronhinga

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA