Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit, vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit 30/08 14:55
Protesta anti-qeveritare u zhvilluan sot në Moskë dhe shumë qytete të tjera të Rusisë duke kërkuar lirimin e krey-opozitarit Alexei Navalny, ku policia reagoi ashpër duke arrestuar mijëra njerëz në temperatura të ulëta deri në -15C.
Demonstruesit thërrisnin “Turp, turp” në Vladivostok teksa policët me veshje të rënda dhe shkopa gome arrestonin protestuesit duke i marrë në furgonët e policisë.
Mes të ndaluarve ishte dhe Yulia Navalnaya, bashkëshorte e kritikut të Kremlinit, Navalny, e cila ishte në krye të protestës në Moskë.
Protesta të ngjashme u zhvilluan në disa qytete të Lindejs së Largët ruse ku temperaturat arrinin deri në -30C.
Top Channel