Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill Në fshatin Skuraj te Kurbinit në afërsi të lumit Mat ku lumi ka marrë me vete dhjetra ha tokë bujqësore kjo si pasojë e gërryerjeve që po bën firma Salillari duke marrë inerte në lumë.
Agustin Kulla është banori i këtij fshati. Toka e tij, pjesa më e madhe është gërrryer nga lumi dhe kjo pasi prej më shumë se dy vitesh po gërryejne shtratin e lumit dhe kanë devijuar edhe lumin
Eskavatorët nuk pushojnë as ditën dhe as natën, tregon Pashuk Malsh. Institucionet dhe qeveria edhe pse jemi ankuar vazhdimisht vijojnë që të heshtin.
“Banorët e zonës kërkojnë për tokat e tyre një argjinatur në të kundërt tokat do të gërryhen të gjitha dhe lumi do të shkojë deri në rrugën kryesore”, thotë Pashuk Malshi.
“Lumi Mat e pikërisht vendi ku firma Salillari gërmon për inerte është zonë turistike dhe veprimet e firmës, përpos dëmit ekologjik dhe ekonomik po shkakton dhe një dëm të pa riparueshëm në turizëm”, shton Alfred Malshi.
Top Channel