Burri nga Islanda merr transplantin e parë në botë të krahëve e shpatullës

23/01/2021 19:36

Pacienti kishte humbur të dy krahët në një aksident pune 23 vjet më parë, dhe u deshën vite për të gjetur donatorë të përshtatshëm për operacionin e komplikuar.

Një burrë nga Islanda ka kryer me sukses transplantin e parë në botë të dy krahëve dhe shpatullave, dy dekada pasi i humbi gjymtyrët në një aksident, njoftuan doktorët.

Ata thanë se nuk janë të sigurtë se sa lëvizshmëri do të ketë tashmë 48 vjeçari Felix Gretarsson, i cili ka nisur periudhën e rekuperimit pas operacionit në qytetin francez të Lyon.

“Megjithatë, t’i japësh kaq pak një njeriu që ka humbur kaq shumë, është diçka e madhe”, tha në konferencën e shtypi kryekirurgu Aram Gazarian.

“Edhe nëse ai fiton lëvizshmëri në pjesën nga bërryli e poshtë, një do të ndryshonte jetën e tij”, shtoi ai.

Më 12 janar 1998, elektriçisti Gretarsson, po punonte në një linjë të tensionit të lartë kur rryma prej 11,000-volt dogji duart e tij dhe e rrëzoi në tokën e akullt.

Ai pësoi fraktura të shumta e plagë të brendshme, dhe hyri për ter muaj në koma, gjatë së cilës doktorët u detyruan të presin dy krahët e tij.

Ai kreu gjithashtu operacione të tjera duke përfshrië dhe një transplant mëlcie.

Eksperti i transplaneteve të duarve  Jean-Michel Dubernard, kishte ardhur në Reykjavik për një konferencë mjekësore dhe Gretarsson e pyeti nëse mund të zëvendësonte gjymtyrët e humbur.

Operacioni ishte ëndrra më e madhe e gruas së  Gretarsson, Sylwia, e cila tha dje se nuk kishte besuar se ndërhyja është e domosdoshme pasi atij “nuk i mungon asgjë”.

Disa vite kërkimi i deshën për gjetjen e donatorëve të përshtatshëm dhe një grup mjekësor prej 50 u përfshinë në përgatitjet.

Katër grupe kirurgjie u përfshinë në transferimin e gjymtyrëve nga donatori te marrësi.

Më pas doktorët thanë se mundësia për arritjen e funksioneve ishte më e madhe për krahun e djathtë sesa për të majtin, i cili kishte nevojitur dhe rindërtim të shpatullës. Asnjë komplikacion serioz nuk është dalluar nëntë ditë pas operacionit.

Pacienti ka ende një rruge të gjatë për t’u aftësuar të lëvizë krahët e tij, por ishte i kënaqur nga ana vizuale, sipas disa pamjeve të regjistruara nga krevati i spitalit, që u shfaqën në konferencën e shtypit.

“Me këtë nivel gjymtimi ne nuk mund të premtojmë asgjë,” tha Lionel Badet, kirurgu iniciator i transplantit në vitin 2010. Ai shtoi se Gretarsson ka disa vite punë riaftësimi e ri-mësimi të përdorimit të krahëve, “por ne do ta mbështesim gjatë gjithë jetës”.

FOTO GALERI
3/3
“Megjithatë, t’i japësh kaq pak një njeriu që ka humbur kaq shumë, është diçka e madhe”, tha në konferencën e shtypi kryekirurgu Aram Gazarian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA