Ruzhdi Allkushi fermer prej më shumë se 20 vitesh në bashkinë e Finiqit në fshatin Vrion humbi përgjatë një ore në një zjarr masiv mëngjesin e sotëm 200 krerë dele dhe më shumë se 4000 lidhje (dengje) bari.

Stalla e deleve gjendej e distancuar nga banesa dhe zjarri u pikas kur nuk kishte më asnjë mundësi shpëtimi. Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje rreth orës 7 të mëngjesit arritën vetëm të izolojnë flakët aktive por gjithçka ishte djegur.

Vetë fermeri Allkushi nuk e mbështet versionin e një zjarri aksidental por e sheh këtë si një akt të qëllimshëm që ka autorë. Hetimet paraprake nuk kanë konfirmuar plotësisht mundësinë e një zjarri aksidental. Pritet që në vijim të vlerësohen edhe dyshimet e vetë fermerit.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA