Një grua në Turqi me paratë e saj dhe donacionet nga adhuruesit e kafshëve kalon shumë përpjekje për t’u kujdesur për 137 qen dhe 45 mace që janë të pastrehë.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Aygül Saltik tha se ajo është rritur nga prindër të mirë dhe të dobishëm, gjë që e bëri atë të rritet me idenë për të ndihmuar kafshët e rrugës sa më shumë që të mundej.

Së pari, ajo filloi të ndihmojë me paratë e saj kafshët e pastreha në qytetin e saj në provincën juglindore turke Isparta.

“Kisha borxhe për ushqimin e kafshëve në të gjitha dyqanet e kafshëve shtëpiake në Isparta, sepse paratë e mia nuk mjaftonin për të gjitha kafshët e rrugës”, u shpreh Saltik.

Më pas, ajo vendosi të kërkonte donacione dhe në dhjetor të vitit 2019 hapi një llogari në Instagram “Aygül’un Canlari” (Të dashurit e Aygül’it), me ndihmën e vajzës së një shoku të saj.

Që nga ajo kohë, ajo e ka përdorur llogarinë në Instagram si një “depozitë” për ushqimin e kafshëve.

Saltik tha se nganjëherë njofton edhe se i duhet para për kostot veterinare, por për shkak se donacionet nuk janë të mjaftueshme dhe as të rregullta, ajo vazhdon të përdorë pagën e saj për të bërë pagesat.

“Unë kujdesem për 137 qen deh 45 mace që aktualisht jetojnë rrugëve. Pasi të gjithë punën e bëj kryesisht e vetme, unë çdo ditë shkoj në shtëpi rreth orës 1 pas mesnate. Jam nënë e dy fëmijë, por mund t’i shoh ato pasi të shkoj në shtëpi”, shprehet Saltik.

Kafshët për të cilat kujdeset Saltik gjinden në një zonë prej 10 mijë metrash katrorë në fshatin Yakaoren të Ispartës qendrore, e cila është marrë me qira nga një prej miqve të saj deri në prill të vitit 2021.

Ajo tha se ëndërron të marrë me qira zonën përsëri për ta bërë atë shtëpi për të gjithë qentë e pastrehë, me çka do t’u përmbush nevojat kafshëve të saj të dashura, përfshirë ushqimin, strehimin dhe kujdesin e tyre shëndetësor.

Por për shkak se donacionet nuk plotësojnë as shpenzimet e ushqimit, ajo thotë se kjo ndoshta do të mbetet si një ëndërr.

E pyetur se çfarë dëshiron nga njerëzit, ajo tha se pret që ata të jenë të ndjeshëm ndaj kafshëve që jetojnë në rrugë në kushte të vështira.

Ajo tha se dëshiron që njerëzit së pari të imagjinojnë se si do të ishin të pastrehë dhe më pas t’i trajtojnë këto kafshë në pajtim me rrethanat.

Saltik shtoi se ajo ka shumë kujtime të cilat kryesisht janë të trishtueshme për shkak të mungesës së parave dhe kushteve të papërshtatshme për të përmbushur nevojat e të gjitha kafshëve të rrugës.

Top Channel