Një nga misteret e Covid-19 i përket nivelit të oksigjenit në gjak, i cili mund të ulet dhe të shkaktojë probleme serioze në gjendjen e pacientit.
Kjo gjendje njihet ndryshe si “hipoksi e heshtur”. Për pasojë, njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë ku qëndron problemi dhe shkojnë në spital në gjendje të rënduar shëndetësore dhe në shumë raste, është e vështirë që të trajtohen.
Por një zgjidhje e mundur për të shpëtuar jetën është pajisja e oksimetrit, e cila lejon pacientët të monitorojnë nivelet e tyre të oksigjenit në shtëpi, dhe kushton rreth 20 paund. Ato po përhapen për pacientët me rrezik të lartë Covid në Mbretërinë e Bashkuar dhe mjeku që drejton skemën mendon se të gjithë duhet të vlerësojnë rëndësinë e të pasurit në shtëpi një oksimetër.
Niveli normal i oksigjenit në gjak është ndërmjet 95% dhe 100%. Oksimetri vendoset në gisht, nuk shkakton asnjë dhimbje dhe të jep rezultatin e nivelit të oksigjenit në gjak.
Në Angli, këto pajisje po u jepen njerëzve me Covid që janë mbi 65 vjeç dhe atyre më të rinj, por që kanë një problem shëndetësor. Skema të ngjashme po përhapen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa njerëzit duhet të matin dhe regjistrojnë nivelin e tyre të oksigjenit tri herë në ditë.
Top Channel