Çifti i famshëm i pinguinëve gay kanë mundur që të çelin një vezë të dytë.
Pamjet ku ata tregohen tepër të kujdesshëm ndërsa ndihmojnë në çeljen e një veze të dytë janë bërë virale.
Njihuni me Sphen dhe Magic, i vetmi çift i të njëjtit seks në akuariumin “Sea Life Sydney”, të cilët u bënë të pandashëm për herë të parë dy vite më parë.
Ishte rreth asaj kohe kur të dyve iu dha një vezë rezervë për t’u çelur pasi kishin dalë nga një shkëmb.
Pinguini i tyre i vogël, Lara tashmë është jashtë dhe po shijon jetën e saj të rritur, por Sphen dhe Magic ende kanë instinktin e tyre prindëror.
Dhe tani “çifti” i akuariumit i ka bërë të gjithë të lumtur përsëri duke u bërë baballarë krenarë për herë të dytë.
“Nëse një nga çiftet tona ka shumë vezë ose nuk është i zoti të kujdeset për vezët e tyre, ne ndonjëherë do t’i kultivojmë këto vezë në çifte të tjerë si Sphen dhe Magic. Ne i dhamë Sphen dhe Magic një vezë për tu inkubuar pasi ata kanë provuar se janë prindër të mirë në të kaluarën”, tha zëdhënësi i Akuariumit.
Stafi e përshkroi çiftin si “të vëmendshëm” dhe “tepër të kujdesshëm”, gjë që i bën ata prindërit më të dashur pinguin atje.
Top Channel