Një burrë i zhveshur, me organe të brendshme të varura në qafë dhe duke mbajtur në dorë “kokën e prerë të babait të tij” është arrestuar dje duke ecur në rrugë në Ukrainë.
Dëshmitarët e tmerruar tregonin se kishin parë 30 vjeçarin Dmitry Ponomarenko, të dilte nga apartamenti i tij “i mbulur me gjak dhe me zorrë të varura në qafë” ndërsa kishte nisur të ecte “duke mbajtur një kokë të prerë në dorë”.
Psikopati i zhveshur, më pas ishte ulur në një stol të parkut dhe kishte ndezur një cigare, dëshmoi një nga fqinjët, para se sillej në mënyrë kaotike duke goditur makinat e parkuara me kokën e prerë që mbante në dorë.
Policia po heton rrethanat e krimit makabër, pasi Ponomarenko u kap duke mbajtur kokën e prerë të babait të tij Igor Ponomarenko, në Odessa, në jug të Ukrainës.
“Një burrë i zhveshur e i gjakosur, me zorrë në qafë dhe një kokë të prerë në dorë, u ul në stol dhe ndezi një cigare”, tha rezidenti i pallatit të apartamenteve.
Sipas policisë së Dumskaya, vrasësi më pas kishte hasur oficerët e policisë, të cilëve u kishte deklaruar: “Ky është një zot që nuk duhet adhuruar”, raportonin mediat lokale.
Kur policia bastisi pallatin rezidencial gjeti dy trupa meshkujsh në apartamentin e te dyshuarit.
Trupi pa kokë i 53-vjeçarit Igor Ponomarenko u gjet i shtrirë në krevat.
Ndërsa trupi tjetër, që besohet se i përkiste mikut të familjes Aleksandr Demchenko, 32 vjeç, u gjet në kuzhinë, me bark të hapur e të zbrazur.
I pyetur se përse i kishte vrarë viktimat, Ponomarenko raportohet se u përgjigj “Isha i detyruar”.
Një zëdhënës i policisë tha: “U njoftuam nga rezidentë të shokuar që kishin parë burrin që ecte me kokë të prerë njeriu në dorë”.
Autoritetet kanë hapur një hetim për vrasje të dyfishtë ndaj Ponomarenko, i cili është dërguar në paraburgim.
Vrasësi i dyshuar punonte në Duke Hotel, ku kishte humbur vendin e punës një ditë para masakrës, për konsum drogash dhe sjellje të papërshtatshme, thanë burimet.
Motivet e krimit janë ende duke u hetuar.
Top Channel