Të shtëna në Velipojë/ Dy persona konfliktohen fizikisht, njëri nxjerr armën dhe qëllon në ajër Prokuroria nisi hetimet për sulmin kibernetik përmes “Instagramit” te Ambasadës Shqiptare ne Rumani.
Sipas burimeve te TCH, ambasadori Ilir Tepelena ka njoftuar autoritetet vendase për përdorimin e rrjeteve sociale nga persona te paidentifikuar qe nxisin urrejtjen.
Ne një profil te hapur enkas, tregojnë burime zyrtare te Top Channel, cenohet imazhi i vendit tone dhe i shtetasve shqiptare. Piratet kibernetike e konsiderojnë Shqipërinë si “shteti qe nuk ekziston”, kurse shtetasit shqiptare etiketohen si “albananas”.
Piratet kompjuterikem sipas burimeve te konfirmuara te prokurorisë, bëjnë thirrje raciste dhe denigruese, duke përdorur fotografinë e ambasadorit shqiptar ne Rumani, te cilin e konsiderojnë si politikan meksikan që nuk duhet besuar. Jo zyrtarisht, pjesëtare te grupit te hetimit shpjegojnë për TCH se çështja është regjistruar për akuzat e shpërndarjes se materialeve raciste dhe ksenofobe përmes rrjetit kompjuterik, fyerje me motive raciste dhe falsifikim kompjuterik. Por ndërsa kane kaluar pak dite nga nisja e këtij hetimi, autoret nuk janë identifikuar ende.
Top Channel