25/11 16:24
Jennifer Lopez ishte një ndër artistet pjesëmarrëse në inugurimin e presidentit të 46-ë SHBA-së Joe Biden ditën e djeshme.
JLo interpretoi “This Land Is Your Land” dhe “America the Beautiful” e veshur me një pallto të gjatë të bardhë, një këmishë elegante dhe pantallona të gjera.
Ajo e kombinoi veshjen me vathë dhe byzylyk me perla, flokët i kishte të lidhura bisht të lartë duke treguar edhe tiparet e saj latine. E gjithë veshja e saj e bardhë vezulluese mbante emrin e markës Chanel.
Në mes të performancës së saj ajo foli gjithashtu në Spanjisht ku tha: “Një komb nën Zotin, i pandarë, me liri dhe drejtësi për të gjithë!”
Top Channel