Video/ Lady Gaga zbavit fansat me himnin kombëtar amerikan në inaugurimin e Joe Biden

20/01/2021 18:18

Presidenca e re e Joe Biden ka nisur sot me himnin kombëtar nga këngëtarja e kontestuar amerikane Lady Gaga, e përfolur shpesh për përmbajtjen seksuale të teksteve dhe muzikës së saj.

Por 34-vjeçarja duket se iu përshtat sfidës teksa me një veshje ekstravagante mori kontrollin e skenës për eventin historik në Washington, D.C.

Ajo kënaqi fansat e saj me një performacën të arritur të himnit kombëtar amerikan The Star-Spangled Banner (Flamuri i shkëlqyer me yje).

Dje para rastit të veçantë Lady Gaga kishte postuar foto me veshje të bardha, pas provave për himnin në ndërtesën e Capitol.

“Lutem që nesër të jetë një ditë paqeje për të gjithë amerikanët,” shkruante Lady Gaga me foton. “Ditë dashurie e jo urrejtjeje. Ditë pranimi e jo frike.

Ish-superstari i hiteve si “I was born this way” ishte parë teksa përshendeste ushtarët e Gardës Kombëtare në kryeqytet, të cilët kanë mbushur ndërsat administrative të Uashington.

Javën që shkoi Lady Gaga njoftoi se do të performonte gjatë inaugurimit presidencial, ku përveç presidentit do të betohet edhe zv. presidentja e re Kamala Harris.

Lady Gaga shkruante: “Jam e nderuar të marr pjesë në @BidenInaugural më 20 janar për të kënduar himnin kombëtar dhe të festoj inaugurimin historik të @JoeBiden e @KamalaHarris!

Lady Gaga ka punuar më parë me Biden kur ai ishte zv.president me Barack Obama.

Në njoftim thuhej gjithashtu: “Gjatë administratës Obama-Biden ajo ka punuar ngushtë me Biden për çështjen e dhunës seksuale në kampuset universitare.” Lady Gaga ka pranuar më parë një rast përdhunimi ndaj saj prej një producenti muzikor të paemëruar.

Bashkë me Lady Gaga, Jennifer Lopez e Garth Brooks do të këndojnë në eventet e ditës së ianugurimit të presidentit.

Jennifer Lo ka qenë mbështetëse e Biden që kur ai u bë kandidati zyrtar demokrat.

Ndërsa këngëtari i muzikës amerikane ‘country’ Garth, i cili është republikan, tha se performanca e tij nuk është politike por një “deklaratë uniteti.”

Ai tha: “Kam luajtur muzikë për të gjithë presidentët, që prej Carter, me përjashtim të Reagan. Për mua kjo është një nder”.

Performues të tjerë si Justin Timberlake, Jon Bon Jovi, Demi Lovato e Ant Clemons do të këndojnë gjatë një programi 90-minutësh në televizion për eventin, i cili do të prezantohet nga aktori Tom Hanks.

FOTO GALERI
3/14
Dje para rastit të veçantë Lady Gaga kishte postuar foto me veshje të bardha, pas provave për himnin në ndërtesën e Capitol.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA