Puntatën e sotme të Për’Puthen Melisa ka rrëfyer historinë më të dhimbshme të jetës, të cilën nuk e dinin as prindërit e saj.

Ajo tha se ka qenë e bullizuar dhe e dhunuar fizikisht nga shokët e klasës për shkak se nuk ishte në nivelin e tyre financiar. Jeta për Melisën ka qenë shumë e vështirë gjersa jetonte vetëm me motrën në Itali.

“Ka qenë pjesa e bullizmit, por interneti në atë kohë nuk ishte i përhapur si tani, nuk e kujtoj si një gjë të mërzitshme por si një forcë, nëse vendosa ta përmend nuk po e them për viktimizim, por thjesht që ka njerëz që mund të gjejnë ngushëllim. Duke qenë se unë e kam kaluar edhe me dhunë fizike këtë gjë kishte raste edhe që edhe më përndiqnin që të arrinin atë që donin sepse unë isha në një nivel më të vogël. Momenti që unë nuk mbaja më i tregova motrës, jetoja me të në Itali, e cila ishte dy vite më e vogël se sa jam unë tani, i vetmi person që e ka ditur ka qenë motra dhe shoqja ime në Itali. Unë jam shumë sociale dhe e afrueshme me të tjerët. Dikush do të ma marrë për dobësi, një tjetër për mënyrën më false. Aty ka qenë pjesa që jam afruar edhe me pjesën e kërcimit. Ishin moshatarët e mi që më dhunonin, i binte klasa e 8 i kisha librat e shkruara me dorë sepse nuk kisha mundësi që t’i blija. Unë sado që jam e fortë unë vuaja përbrenda”, tha Melisa.

 

FOTO GALERI
14/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA