Indi, 18 persona me efekte anësore në çdo 10 mijë të vaksinuar kundër COVID-19

20/01/2021 13:05

Përderisa praktika e gjerë e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Indi ka lënë pas ditën e katërt, në 18 prej gjithsej 10 mijë personave janë vërejtur efekte anësore.

Sipas lajmit të gazetës “Times of India”, Rajesh Bhushan, sekretar në Ministrinë e Shëndetësisë ka thënë se brenda 4 ditëve janë vaksinuar kundër COVID-19 gjithsej 454 mijë persona me dy vaksina për të cilët është dhënë miratim për përdorim urgjent.

Në çdo 10 mijë persona të vaksinuar tek 18 janë hasur efekte anësore ndërsa vetëm 2 persona prej 100 mijë janë shtruar në spital për shkak të efekteve anësore.

Sekretari Bhushan tha se këto shifra tregojnë se është shifra më e ulët e efekteve anësore deri më tani në mbarë botën.

India më parë miratoi për përdorim urgjent vaksinën e kompanisë britaniko-suedeze farmaceutike AstraZeneca që e zhvilloi në bashkëpunim me Universitetin e Oxfordit si dhe atë të kompanisë bioteknologjike Bharat Biotech të zhvilluar në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Virologjisë.

Dozat e të dyja vaksinave prodhohen nga Instituti i Serumit të Indisë, që njihet si “prodhuesi më i madh i vaksinave në botë”.

India është vendi me më shumë raste me COVID-19 në botë ndërsa vendi i tretë me më së shumti vdekje. India planifikon që të vaksinojë pjesën më të madhe të popullsisë që tejkalon shifrën 1.3 miliardë banorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA