Amanda Gorman/ Cila është poetja e vogël e ceremonisë së betimit të Biden

20/01/2021 21:14

Amanda Gorman u bë sot poetja më e re që performoi në një ceremoni inaugurimi presidencial në SHBA, me poemën e vet ku bëhej thirrje për “unitet dhe sens bashkësie”.

22-vjeçarja recitoi krijimin e saj ‘The Hill We Climb’ (Kodra ku ngjitemi) si për figurat e larta që ishin prezente në Washington DC ashtu dhe për audiencën globle të disa miliardë njerëzve.

“Kur ajo ditë të vijë, ne pyesim veten nëse do të gjejmë dritë në hijen e pafundme” ishin vargjet hapëse të poemës së saj pesë-minutëshe, ku përmendeshin gjithashtu trazirat e protestës në Capitol në fillim të muajit.

“Ne pamë forcë që mund të shkatërrojë kombin tonë, në vend që ta bëjë atë më të hapur, forcë që do të shkatërronte vendin tonë duke vonuar demokracinë”, tha ajo.

“Dhe kjo përpjekje thuajse fitoi. Por megjithse demokracia mund të shtyhet përkohësisht, ajo nuk mund të mundet përgjithmonë”.

Në poemën e saj, Gorman e përshkruan veten si “një vajzë e dobët me ngjyrë, me prejardhje nga skellevërit, e rritur nga nëna e pa baba, që ëndërron të bëhet presidente, por e gjen veten vetëm duke recituar për të”.

E lindur në Los Angeles në 1998, Gorman ka pasur mbajtje të gojës kur ishte e vogël – një gjendje e përbashkët me presidentin e ri të SHBA.

“Kjo më ka kthyer në performuesen që jam sot dhe në rrëfimtaren që përpiqem të jem”, ka thënë ajo së fundmi në një intervistë.

“Kur je e detyruar t’i mësosh vetes si të thuash tingujt dhe je e shqetësuar për shqiptimin e tyre, kjo të ndërgjegjëson për eksperiencën e tingujve dhe të dëgjimit”.

FOTO GALERI
3/4
Gorman me aktorin Morgan Freeman ne 2018

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA