Pas veturës me targa AA 111 AX vihet një motor me dy persona të veshur me xhupa të errët, me skafandra që u mbulonin mirë fytyrën. Ishin të njëjtët njerëz, i njëjti motor që e ndiqte prej ditësh. Imazhet e errta të tyre binin shumë në sy. Madje, i kishin bërë përshtypje më herët djalit të bankierit, Egit, siç zbulohet në dëshminë e tij në prokurori që Top Story e disponon.

“Dy apo tre ditë para shoferi më ka marrë me makinën e bankës nga shtëpia për të më cuar në punë. Në rrugicat e lagjes parakaloi një motor i madh, me ngjyrë të zezë mbi të cilin udhëtonin dy persona të veshur me rroba të errta dhe kokore të zeza” – tha Egi Santo, djali i bankierit Artan Santo.
Edhe shoferi Fatmir Balla konfirmon se e kishte parë më herët motorin por nuk I kishte kushtuar rëndësi. Ai konfirmon se ishte i njëjti me atë të ditës së krimit. Itinerari i tyre ishte i njëjtë. Mëngjesin e 26 qershorit, vrasësit nuk i ndahen mjetit gjatë gjithë rrugëtimit siç bënin prej ditësh.
Pamja e tyre e dyshimtë, nuk kishte rënë në sytë e Santos.

“Një javë përpara e kisha takuar, dhe mund të them që ai nuk ka pasur asnjë lloj shqetësim, zero zero…” u shpreh Llazi Balliu, ish-koleg i Artan Santos.

Itinerari i ndjekur është me drejtim nga televizoni shqiptar, Kryeministria, Bulevardi, Kryesia e Kuvendit dhe ndalesa te drejtoria qëndrore e Credins në ish-bllok. Aty, Santo zbret nga mjeti ku e priste miku i tij Eduard Mazi.
“Në momentin që unë kam qenë aps një tabele reklame e vendosur në trotuar, u bënë 2 gjuajtje, ndoshta 3, se kam llogaritur, smë shkoi mendja, plus amortizimi tabelës para. Vetëm pas pak konstatova që shumë afër meje u shtri përtokë Artan Santo. Kjo është e fundit, momenti fundit i tij..” u shpreh Eduart Mazi, mik i Artan Santos.

Plumbin e parë që e rrëzoi përtokë, Santo e mori në shpatull. Në ato momente, vrasësi u bërtet kalimtarëve të rastit të largohen. Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një profesionist gjakftohtë i sigurt në realizimin e qëllimit kriminal. Ai zbret nga motori, i vihet nga pas objektivit dhe e qëllon dy herë të tjera në kokë. Ishte e qartë detyra që autorët e krimit kishin marrë: duhej të siguroheshin ti jepnin fund bankierit…

Emisionin e plotë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA