Porositi shërbimin në faqen e internetit/ Masazhatori përdhunon në shtëpi klienten që qante (Dëshmia-Fotot)

19/01/2021 21:49

Një masazhator ka përdhunuar një grua në shtëpinë e saj, e cila kishte porositur shërbimin në një faqe interneti në Londër, u tha sot në gjyqin e të akuzuarit.

Cosmin Tudorache besohet se ka sulmuar seksualisht gruan, e cila nuk është emëruar për arsye privatësie, pasi ajo kishte telefonuar një agjenci masazhi online, të cilat bëjnë lidhjen mes terapostëve dhe klientëve që kërkojnë procedurën në shtëpi.

Agjencia pergjegjese ishte urbanmassage.com

Gjatë sesionit të 90 minutësh të masazhit Tudorache kishte prekur gruan në vende intime, para se të kryente një akt seksual dhe e kishte përdhunuar, u tha para jurisë.

33-vjeçari mohon akuzat e përdhunimit dhe sulmit seksual.

Duke dhënë dëshminë e saj prapa një ekrani plastik, viktima tha para jurisë se kur u sulmua nga Tudorache ngriu në vend dhe nisi të qante teksa përdhunohej.

Avokati i mbrojtjes Mark Gadsden argumentoi se gruaja nuk i kishte thënë sulmuesit të ndalonte, madje shtoi se kishte prekur atë në këmbë, çka mund të sugjeronte se dëshironte kontakt seksual me të. Viktima e mohonte.

Ajo tha: “Ai vuri dorën në të brendshmet e mia para se unë të bëja asgjë. Unë doja që ai të më prekte si masazhator, kisha porosiotur një masazh për muskujt, jo që ai të më përdhunonte. Është e papranueshme që ai të më përdorte si diçka tjetër përveçse si një kliente masazhi”.

Ajo mohon se kishte sinjalizuar se dëshironte diçka tjetër me të, si për shembull duke lëvizur ijet apo duke shtyrë anash të brendshmet e saj.

“Unë nuk jam një person prekjesh, as me të dashurin tim nuk prekem shumë, përse duhet ta bëja me dikë tjetër?”

Avokati Gadsden pyeti: “Ju thatë se duart e tij prekën pak të pasmet tuaja, përse nuk kundërshtuat atëherë?”

Dëshmitarja u përgjigj: “Mendoja se ishte një masazhator profesionist që po bënte një punë profesionale, nuk desha ta akuzoja për diçka”.

“Unë vetëm përpiqesha të mbyllja këmbët, gjuha ime trupore thoshte gjithçja, të ndalonte”.

Kur u pyet përse nuk e shtyu larg vetes apo të thoshte se nuk dëshironte, viktima tha se do të kishte dëshiruar ta bënte, por thjesht kishte ngrirë në vend.

Gruaja tha se që prej sulmit ka marë terapi psikologjike dhe shtoi se ngrirja në vend ishte reagimi i saj natyral ndaj një sulmi të tillë.

Ajo shtoi: “Unë nuk thashë ‘ndalo’, isha shumë e zënë me të qarat gjithë kohës, ai e vuri re këtë vetëm më pas. Unë po qaja në heshtje, sikur ai ta kishte parë të qarën time kur më përdhunoi apo kur nisi të më prekte …”

Gruaja tha se nuk e dinte përse kishte mbetur e heshtur kur Tudorache nisi ta prekte dhe të kryente veprime seksuale.

Avokati Gadsden sugjeroi: “Gjithçka që duhet të kishit bërë ishte të thoje ‘Ndalo!’”.

Ajo u përgjigj: “Nuk e di përse trupi im reagoi në atë mënyrë, nuk isha e aftë të hapja gojën për të thënë diçka. Vetëm kur ai më pyeti me pas, unë reagova”.

Gruaja mohoi sugjerimin e avokatit se seksi kishte qenë me pranim, apo se ajo bëri akuzën e përdhunimit kur shoqja e saj erdhi në shtëpi.

Ajo shtoi: “Unë vetëm po qaja, nuk bëra shumë zhurmë”.

Gruaja tha më pas se i kishte telefonuar një shoqeje e cila e mori në shtëpinë e saj dhe më pas telefonuan policinë. Policia kishte ardhur në shtëpinë e saj në 4 të mëngjesit, atë natë.

Gjyqi vazhdon.

 

FOTO GALERI
4/5
Agjencia ende nuk eshte prononcuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA