Ky është momenti kur një qen imiton të çalën e të zotit në shenjë simpatie, teksa ecën pranë tij.
Russell Jones, i cili kishte vendosur këmbën e tij të plagosur në allçi, shpërndau në rrjetet sociale pamjet e qenit të tij Bill që çalonte bashkë me të, me njërën putër të ngritur, duke imituar lëvizjet e të zotit.
Zoti Jones nga Londra, shpjegoi më vonë se ka paguar rreth 500 euro në grafi dhe vizita për qenin e tij, teksa zbuloi se qeni po e kopjonte atë vetëm për të treguar simpati.
Duke parë skenat prekëse, përdoruesit e mediave sociale dhanë lavdërimet e tyre për qenin, teksa shumë e quanin ‘dashuri të sinqertë’.
Një prej tyre shkruante: “Ai e bën nga simpatia për të zotin! Të shkuara të dyve.”
Një tjetër komentonte: “Ai po të kopjon. Kjo është e shkëlqyeshme! Mos e vrit mendjen për faturat e veterinerit”.
Në vitin 2011, shkencëtarë të Universitetit të Vienës dhanë provat e para për imitimin automatik të qenve ndaj pronarëve të tyre, edhe kur nuk ishte në interesin e tyre ta bëjnë këtë.
Në studim, gjysma e qeneve parë drejtuesit e tyre njerez, të hapte derën një derë rrëshkitëse me dorë, kurse gjysma e panë që e hapte me kokë.
Studiuesit zbuluan se qentë kishin tendencë të imitonin atë që shfaqte lideri i tyre, me ose pa shpërblim.
Top Channel