Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 5.862 raste të tjera pozitive ndaj COVID-19, përfshirë 749 pacientë asimptomatikë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2.39 milionë, prej të cilëve 24.161 kanë vdekur, përfshirë 164 brenda ditës së fundit.

Të dhënat tregojnë për 7.905 pacientë të tjerë të shëruar nga virusi, duke e çuar në rreth 2.27 milionë numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga pandemia.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 27.52 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 151.342 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit. Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 në gjendje kritike aktualisht është 2.183.

Të enjten e kaluar Turqia nisi një fushatë masive të vaksinimit kundër virusit, me punonjësit e kujdesit shëndetësor të cilët të parët u vaksinuan. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe zyrtarë të tjerë të lartë po ashtu u vaksinuan.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga e hëna mbi 820 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor në vend kanë marrë dozat e parë të vaksinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA