Plazh në janar/ Fundjava e acartë në Durrës s’ndalon qytetarët të shijojnë detin

17/01/2021 13:52

Dy qytetarë kanë zgjedhur të notojnë në Adriatik në temperatura aspak të zakonta.

Gjatë fundjavës, zona e Plazhit është e mbushur me qytetarë vendas dhe turistë.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, qytetarët kanë shfrytëzuar motin me diell, për të kaluar të dielën pranë bregdetit.

Megjithëse, preferenca e shqiptarëve këto ditë është të udhëtojnë drejt qyteteve ku ka borë, kryesisht drejt juglindjes., nuk mungojnë besnikët e bregdetit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat në Durrës këtë të diel prekin vlerat minimale -1 gradë celsius dhe maksimale 5 gradë celsius. Por durrsakët, të cilët e kanë zakon një shëtitje pranë jodit të detit dhe ku mund të ruhet distance fizike nuk janë ndalur.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA