Motrat ruse vranë babanë mafioz që i përdhunonte/ Gjykatësi nuk plotëson dot anëtarët e jurisë

16/01/2021 19:21

Gjyqi i profilit të lartë i dy motrave adoleshente, Kristina, 19 vjeçe e Angelina Khachaturian, 18, është shtyrë së fundmi në Rusi pasi autoritetet nuk plotësojnë dot anëtarët e jurisë për krimin e rëndë te veres se 2018.

Vajzat ishin në faqe të parë të mediave vendase prej vrasjes së babait të tyre me një çekiç, me pretendimet se ai i përdhunonte.

Kristina Khachaturian, bashkë me motrat e saj Angelina, 18 vjeçe e Maria, 17, thonë se vranë babanë e tyre pasi i kishte përdhunuar prej vitesh.

Sipas raportimeve, Khachaturian ishte ulur në kolltukun e tij kur tre motrat e sulmuan njëkohësisht duke e goditur derisa vdiq.

Pas ngjarjes, ne makinen e te vdekurit Audi Q7, policia gjeti dy kilograme heroin dhe nje arsenal pushkesh me ajer.

Gjyqi do të zhvillohet fillimisht ndaj dy motrave më të mëdha, për vrasjen e 57 vjeçarit Mikhail në apartamentin në Moskë.

Por krijimi i jurisë së çështjes ka hasur probleme pasi anëtrët e saj duhet të mos e njohin çështjen që të mos jenë të ndikuar apo paragjykues ndaj personave të përfshirë.

Çështja ka shkaktuar zemërim të gjerë të publikut rus për dhunën shtëpiake, teksa shumë thonë se vajzat nuk duhet të shkojnë në burg, por t’u jepet trajtim psikologjik për traumën e tyre.

Avokatët mbrojtës thonë se ato kanë vepruar në vetëmbrotje për t’i shpëtuar dhunës dhe abuzimit seksual.

Mediat vendase thonë se Khachaturian i torturonte bijat që prej divorcit nga e shoqja disa vjet më parë.

Raportimet thonë se kur ai ishte i pakënaqur me punët e shtëpisë të kryera prej tyre i përdhunonte dhe i kërcënonte me një pushkë që e mbante në shtëpi.

Prokurorët pranojnë se veprimet e paligjshem të atit janë motivi i krimi por do të vazhdojnë me gjykimin e vajzave.

FOTO GALERI
2/10
Angelina 18 vjece

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA