‘Fake news’/ Përgënjeshtrohet lajmi viral i ‘foshnjes së shpëtuar në aksidentin ajror’ në Indonezi (Foto e 2018)

16/01/2021 16:52

Lajmi i besuar nga shumë persona mbi foshnjen e shpëtuar të gjallë nga aksidenti i rëndë ajror në Indonezi, ka rezultuar një lajm i rremë pasi foto është marrë nga katastrofë mjetesh lundrimi në vend në korrik 2018.

Imazhi i bebes me jelek shpëtimi u shpërnda dje nga disa media dhe shumë persona në rrjetin Facebook, duke pretenduar se tregonte një bebe të shpëtuar nga rrëzimi tragjik i avionit të pasagjerëve të linjave Sriwijaya Air më 9 Janar, me 62 njerëz në bord.

Fluturimi u zhduk nga radarët katër minuta pas ngritjes.

Industria e mediave dixhitale dhe konkurenca mes tyre, bën që ne disa raste agjencitë të nxitojnë të shfaqin sa më herët zhvillimet, pa marrë parasysh kriteret bazë të vërtetësisë së tyre, duke menduar vetem per terheqjen e audiences.

Në aksidentin në fjalë, raportimet thanë se nuk kishte të mbijetuar nga katastrofa, prandaj disa media bënë kërkimet e imazhit viral, i cili përkonte me rezultate nga viti 2018.

Ai u gjet mes lajmeve të 7 korrikut 2018 ku detajoheshin disa aksidente të mjeteve të lundrimit në ujërat e Indonezisë.

Lajmi shfaqte të njëjtën foto dhe shoqërohej me komentin në gjuhën indoneziane “Fëmija 3-vjeçar mbijeton falë përqafimit të së ëmës.Në aksidetin ujor të Lestari Maju, një foshnje e paidentifikuar është gjetur / Mongabay Indonesia.”

FOTO GALERI
2/3
Media me lajm te genjeshtert

Top Channel