Video/ Sherr masiv mes disa personave në një hotel në Spanjë, turisti rreh brutalisht 13-vjeçaren, konflikti nisi për një…shezlong
Rreth 3,000 vetë nga Hondurans marshojnë drejt kufirit të SHBA, në kohë për ceremoninë e betimit të Biden si president.
Të paktën 3,000 refugjatë nga Honduras janë nisur dje në këmbë drejt kufirit të Guatemalës me shpresë të arrijnë në SHBA, në një test të freskët për administratën e re Biden që betohet të mërkurën.
Njerëzit e karvaneve shpresojnë të përfitojnë nga ajo që Biden ka quajtur “qasje më humane” ndaj emigracionit, edhe pse zyrtarët e vendeve gjatë rrugës së tyre, zotohen se ata do të ndalohen.
Meksika ëshrtë angazhuar seriozisht për ndalimin e karvanit të njerëzve.
Refugjatët që i largohen dhunës, varfërisë, urraganeve dhe kufizimeve të COVID-19 u organizuan ne bashkimin e tyre prej javës së shkuar, me anë të grupeve në WhatsApp e Facebook.
Në galerinë e mëposhtme nga britanikja DailyMail, përshkruhen momente të nismës së tyre te guximshme e te deshperuar drejt shpresës …
Top Channel