Ëndrra amerikane/ Mijëra emigrantë nga Amerika Qendrore në karvanin e parë të refugjatëve për 2021 (Foto impresionuese)

16/01/2021 20:43

Rreth 3,000 vetë nga Hondurans marshojnë drejt kufirit të SHBA, në kohë për ceremoninë e betimit të Biden si president.

Të paktën 3,000 refugjatë nga Honduras janë nisur dje në këmbë drejt kufirit të Guatemalës me shpresë të arrijnë në SHBA, në një test të freskët për administratën e re Biden që betohet të mërkurën.

Njerëzit e karvaneve shpresojnë të përfitojnë nga ajo që Biden ka quajtur “qasje më humane” ndaj emigracionit, edhe pse zyrtarët e vendeve gjatë rrugës së tyre, zotohen se ata do të ndalohen.

Meksika ëshrtë angazhuar seriozisht për ndalimin e karvanit të njerëzve.

Refugjatët që i largohen dhunës, varfërisë, urraganeve  dhe kufizimeve të COVID-19 u organizuan ne bashkimin e tyre prej javës së shkuar, me anë të grupeve në WhatsApp e Facebook.

Në galerinë e mëposhtme nga britanikja DailyMail, përshkruhen momente të nismës së tyre te guximshme e te deshperuar drejt shpresës …

FOTO GALERI
2/18
Numrat e karvanit të marshuesve rriteshin gjatë rrugës.

Top Channel