Topa bore, 20 vetë në një slitë/ Policia gjobit masivisht të rinjtë në veri të Britanisë (Video-Foto)

15/01/2021 17:25

Teksa Britania është nën regjim të ashpër izolimi prej përhapjes së variantit të ri të koronaviorusit, reshjet e fundit të dëborës në veri të vendit kanë bërë që qindra të rinj të dalin për të luajtur në parqe.

Policia ka reaguar ndaj shkelësve të masave duke gjobitur masivisht këdo që kapet në shkelje të masave, ndërsa thotë se vendos mesatarisht 300 gjoba në ditë.

Pamjet e fundit ‘shokuese’ vijnë nga Leeds në veri të Anglisë ku shihen rreth 200 të rinj që luajnë me topa dëbore në Hyde Park, disa prej të cilëve improvizojnë slita me shtroja të mëdha plastike. Në to nuk ka shpresë të ruhet distanca fizike apo masa të tjera për parandalimin e sëmundjeve infektive.

Por gjithsesi të rinjtë dukeshin mjaft të kënaqur dhe koronavirusi mund të ishte shqetësimi i tyre më i fundit.

Disa qytetarë të intervistuar thanë se sjellja e tyre është nje “neglizhim i hapur” për sistemin shëndetësor dhe punën e doktorëve.

Studenti Liam Ford postoi një video të shkurtër duke shëtitur me të dashurën, e cila ka humbur vendin e punës në shitjet me pakicë: “Më këtë që po shoh nuk mund t’i dënoj kurrë grumbullime të tilla”.

Edhe Max Powell, student i Beckett University në Leeds, e përshkruante zhvillimin si “disa më zbavitese që kam kaluar, me rreth 20 vetë në slitën e improvozuar në një shtresë plastike, sot në Roudhay Park, Leeds”

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA