Lufta e bandave/ Policia në ndjekje të femrave vrasëse që eliminuan guvernatorin meksikan (Fotot)

15/01/2021 16:13

Gjuetia ka nisur për femrën vrasëse profesioniste që eliminoi me gjakftohtësi një ish-guvernator në tualetin e një restoranti në Meksikë, teksa një skuadër me femra vrasëse dyshohet se po zhduk ‘objektivat’ e bandave rivale të drogës në të gjithë vendin.

Autoritetet kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë të gruas që besohet se ka qëlluar nga afër tre herë guvernatorin e Jalisco sipas porosisë së bandave në luftën për territorin e trafikut.

Mediat lokale thonin se guvernatori Aristoteles Sandova, ish-anëtar i Partisë Revolucionare u qëllua prapa koke, me një plumb të dytë në zemër dhe një tjetër në bark.

Një shpërblim prej 40 000 dollarësh është vendosur për autoren e ekzekutimit brutal të 46-vjeçarit në Puerto Vallarta, Jalisco.

Në pamjet e ngjarjes së 18 dhjetorit në restorantin Distrito 5 shihet gruaja bionde me një bashkëpunëtor mashkull, që largohen nga restoranti pas gjakderdhjes.

Prokurori i Jalisco, Gjeneral Gerardo Solis Gomez njofto për shpërblimin për çdo informacion që do të çonte në arrestimin e të dyshuarve.

“Dy njerëz janë identifikuar, një burrë dhe një grua, në lidhje me ngjarjen. Zyra e prokurorit ofron 1 milionë pesos ($40 000) për ata që japin të dhëna të sakta për ta,” tha Solis.

Sandoval kishte ardhur ne restorant me tre miqtë e tij, biznesmenët Eduardo Riguero, Joaquín Sandoval, dhe Patricia Ceballos.

Megjithse kishte rojet e sigurisë me vete, ai u vra kur u ngrit për të shkuar në tualet rreth orës 01.00.

Autoritetet thanë se pas ngjarjes punonjësit e restorantit kishin pastruar vendin e krimit pa lejen e autoriteteve.

Në pamje të shpërndara tregoheshin punonjës të restorantit Distrito 5 që pastronin dyshemetë pranë barit dhe korridoret drejt banjës.

Autoritetet dyshojnë se në ngjarje është përfshirë karteli i drogave Jalisco New Generation.

Viktima Sandoval kishte qenë guvernatori i shtetit meksikan nga 2013 në 2018.

Zhvillimi vjen teksa në vend po njihen skuadra femrash vrasëse që joshin viktimat e tyre burra para se t’i eliminojnë brutalisht.

Të njohura ndryshe si Sicarias – që do të thotë “vrasëse me pagesë” – ato përdorin pamjen e tyre joshëse për t’u afruar me viktimat.

Vajza të vogla deri ne 7-8 vjeçe, merren peng nga kartelet e drogës për t’u stërvitur si vrasëse, ndërsa të tjera joshen nga stili milioner i jetesës i trafikantëve milionerë.

Në shtator 2019 vrasësja kryesore e  mafiozit El Chapo, Claudia Ochoa e njohur ndryshe si “Kim Kardashian e krimit” – u gjet e vdekur në shtëpinë e të dashurit.

Por pasuese të shumta të saj shfaqin stilin gjakësor dhe ekstravagant të jetesës në rrjetet sociale duke pozuar më armë, veshje ushtarake apo me kafshë ekzotike.

FOTO GALERI
9/22
Sandoval është vrarë me armë në tualetin e një restoranti, në rezortin e njohur të Puerto Vallarta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA