Rama jep lajmin në Open: Janë 2.2 milionë shqiptarë për tu vaksinuar, marrëveshja me Pfizer do kalojë në Parlament

14/01/2021 21:17

Kryeministri Edi Rama është i ftuar në Open në Top Channel në intervistën e parë mediatike për këtë vit. Sa shanse ka për të fituar mandatin e tretë? Çështje e detit? Vaksina dhe pandemia? Negociator apo lajmës, cili ishte roli i tij në negociatat mes Greqisë dhe Turqisë.

Rama do të jetë përballë gazetares Eni Vasili dhe analistëve: Agron Gjekmarkaj, Robert Rakipllari dhe Shpëtim Nazarko.

Rama foli edhe për mënyrën e vaksinën duke thënë se shteti i Bashkimit Europian që i dhuroi vaksinat Shqipërisë ka kërkuar që të jetë konfidenciale.

Pse ka shumë sekret për marrjen e vaksinës?- e pyeti Eni Vasili.

“Ne e kemi siguruar vaksinën nga një vend i Bashkimit Europian. Nuk mund ta them as këtu pasi ai vend na ka kërkuar të jetë konfidencial. Edhe mënyra si është siguruar vaksina nuk është dorazi. Shpresojmë që të zhbllokohet edhe Covax.

Janë përafërsisht 2.2 milionë persona që duhet të vaksinohen. Nuk është një shifër e saktë, por është një shifër e përafërt. Gjithashtu marrëveshja me Pfizer do të kalojë në Parlament”- tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA