Krimi makabër për ‘xhelozi’, lëshohet urdhër arresti për 45-vjeçarin shqiptar që vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj në Greqi

14/01/2021 09:00

Një urdhër arresti është lëshuar për 45-vjeçarin shqiptar, i cili dyshohet se kreu vrasjen e dyfishtë në muajin tetor të vitit 2020 në një shtëpi pushimi në Loutraki, Greqi.

Autoritetet besojnë se autori i dyshuar i vrasjes është larguar nga vendi, ndaj pritet që ta kthejnë në urdhër ndërkombëtar.

Sipas hetimeve të policisë, shenjat e gishtave të tij janë gjetur në shtëpinë ku ndodhi krimi i dyfishtë. 45-vjeçari me origjinë shqiptare kishte mbërritur në Loutraki me një makinë, të cilën e kishte marrë me qera në mbrëmjen kur ndodhi vrasja makabër.

Si ndodhi ngjarja?

Ish-partneri i saj i viktimës, të identifikuar si Fotini Svetlana është i dyshuari numër 1 për vrasjen brutale të dyfishtë në Loutraki, ndërsa ai më parë ka qenë i dënuar për vjedhje dhe drogë.

Pas lirimit nga burgu nuk ka pasur më probleme me ligjin derisa bëri planin djallëzor për të vrarë me hanxhar masazhisten 43-vjeçare dhe partnerin e saj, farmacistin 42-vjeçar në Loutraki. Mediat greke thonë se ai ishte larguar nga ishulli i Mikonos për në Loutraki, ku monitoroi nga afër lëvizjet e gruas së pasur për dy javë.

Shanset për të kryer ekzekutimin ishin edhe më parë, por ai vendosi ta bënte pikërisht në një moment kur do të mund t’ia mbathte nga policia. Shkak për krimin e rëndë dyshohet të jetë xhelozia ndaj ish partneres, e cila kishte hedhur pas krahëve të kaluarën me të dhe kishte nisur një histori të re dashurie.

Hetimet tregojnë se kur shqiptari pa që ish-partnerja ndihej e lumtur në krahët e farmacistit, u xhindos. Kështu zgjodhi të bëhej hija e tyre derisa ata të mos kuptonin asgjë.

Fillimisht çifti ishte në qytetin Loutraki, vrasësi e dinte mirë se nuk mund të bënte as lëvizjen më të vogël kundër tyre, kështu që priti derisa të dy të shkonin në një zonë më të thellë për të kryer krimin. Sipas ekzaminimit, autori i krimit kapi çiftin kur ishin lakuriq dhe i goditi në mënyrë barbare. Edhe nëse do të arrinin të bërtisnin, zona ku po qëndronin është e shkretë dhe mundësitë që dikush ti dëgjonte ishin shumë të vogla.

Kamerat e sigurisë kanë kapur një makinë të bardhë që lëvizte pranë shtëpisë ku ndodhej çifti atë natë. Mediat greke thonë se pasi vrau ish të dashurën 42-vjeçare, me origjinë nga Ukraina dhe partnerin e saj grek, autori u kujdes me detaje që të largonte të gjitha sendet e tij personale.

Ai u kthye në Athinë me makinën me qira dhe, pasi pastroi automjetin, ia dorëzoi ndërmarrjes së qirasë në Moschato. Dyshimet e policisë në lidhje me ngjarjen janë ‘krim pasioni’. Identiteti i 45-vjeçarit shqiptar nuk është zbuluar ende nga autoritetet.

Policia ka treguar se sapo kanë hyrë në shtëpinë e çiftit janë gruaja dhe burri nuk dhanë shenja jete. Ata ishin të shtrirë në një dysheme të mbuluar nga gjaku dhe provat tregojnë se ato ishin viktima të veprimtarisë kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA