Koronavirusi/ Australia eliminon pëllumbin që rezultoi se ka fluturuar nga SHBA përmes oqeanit Paqësor

14/01/2021 15:51

Një pëllumb që ka fluturuar në Australi duke përshkuar oqeanin Paqësor nga Shtetet e Bashkuara do të eliminohet nga autoritetet e Melburne pasi rezultoi në shkelje të rregullave të ashpra të importit te kafsheve dhe karantinës së koronavirusit.

Zogu u shpall i humbur gjatë një gare pëllumbash në shtetin amerikan të Oregon rreth dy muaj më parë, para se të shfaqej së fundmi në Melbourne.

Zyrtarët thonë se pëllumbi, i emëruar tashmë për efekt praktik ‘Joe,’ përbën “kërcënim direkt për biosigurinë e vendit” sidomos ndaj popullatës së zogjve dhe pulave të Australisë.

Autoritetet thanë se zogu do të kepet dhe eliminohet “me eutanazi”.

Rezideti i Melbourne Kevin Celli-Bird tha se kishte gjetur zogun në kopshtin e tij më 26 dhjetor.

“Dukej për faqe të zezë, i dobësuar dhe kockë e lëkurë. Shtypa një biskotë dhe ia dhashë,” tha ai për agjencinë AP.

Pas një kërkimi në internet Celli-Bird zbuloi se zogu ishte i regjistruar me një pronar në Alabama të SHBA, dhe ishte parë herën e fundit në garën e pëllumbave në perëndim të shtetit të Oregon.

Por pasi shfaqja e Joe nisi të përmendej në gazetat australiane, zoti Celli-Bird mori një telefonatë nga autoritetet ku iu vu në dukje rreziku i infeksionit nga pëllumbi i gjetur.

Sipas raportimeve zogu ende nuk është kapur por ministria australiane e bujqësisë, ujit dhe mjedisit tha se duhet të eliminohet prej rrezikut të infektimit ndaj zogjve vendas.

“Pa marrë parasysh origjinën e tij, zogjhtë që nuk plotësojnë statusin shëndetësor të importuar dhe kriteret e testimeve, nuk lejohet të mbeten në Australi”, tha një zëdhënës i ministrisë.

 

Nuk është e qartë sesi zogu ka kryer fluturimin prej rreth 8,000-miljesh nga brigjet perëndimore të SHBA drejt Australisë jugore por zyrtarët besojnë se mund të ketë ndaluar në ndonjë anije transporti në oqean.

Pëllumbi Joe nuk është kafsha e parë që has telashe me ligjet e ashpra të Australisë  për importimin e kafshëve.

Aktori Johnny Depp djhe ish-gruaja e tij Amber Heard u detyruan të bënin një video të veçantë për të kërkuar ndjesë pasi sollën në vend fshehtas dy qentë e tyre Pistol e Boo, me një avion privat në 2015.

FOTO GALERI
2/3
Zyrtarët thonë se pëllumbi përbën "kërcënim direkt për biosigurinë e vendit"

Top Channel