Eksperti rus Yushkov: Sanksionet amerikane nuk do të ndalin eksportet ruse të naftës, India dhe Kina nuk do të ndalojnë blerjet
Një pëllumb që ka fluturuar në Australi duke përshkuar oqeanin Paqësor nga Shtetet e Bashkuara do të eliminohet nga autoritetet e Melburne pasi rezultoi në shkelje të rregullave të ashpra të importit te kafsheve dhe karantinës së koronavirusit.
Zogu u shpall i humbur gjatë një gare pëllumbash në shtetin amerikan të Oregon rreth dy muaj më parë, para se të shfaqej së fundmi në Melbourne.
Zyrtarët thonë se pëllumbi, i emëruar tashmë për efekt praktik ‘Joe,’ përbën “kërcënim direkt për biosigurinë e vendit” sidomos ndaj popullatës së zogjve dhe pulave të Australisë.
Autoritetet thanë se zogu do të kepet dhe eliminohet “me eutanazi”.
Rezideti i Melbourne Kevin Celli-Bird tha se kishte gjetur zogun në kopshtin e tij më 26 dhjetor.
“Dukej për faqe të zezë, i dobësuar dhe kockë e lëkurë. Shtypa një biskotë dhe ia dhashë,” tha ai për agjencinë AP.
Pas një kërkimi në internet Celli-Bird zbuloi se zogu ishte i regjistruar me një pronar në Alabama të SHBA, dhe ishte parë herën e fundit në garën e pëllumbave në perëndim të shtetit të Oregon.
Por pasi shfaqja e Joe nisi të përmendej në gazetat australiane, zoti Celli-Bird mori një telefonatë nga autoritetet ku iu vu në dukje rreziku i infeksionit nga pëllumbi i gjetur.
Sipas raportimeve zogu ende nuk është kapur por ministria australiane e bujqësisë, ujit dhe mjedisit tha se duhet të eliminohet prej rrezikut të infektimit ndaj zogjve vendas.
“Pa marrë parasysh origjinën e tij, zogjhtë që nuk plotësojnë statusin shëndetësor të importuar dhe kriteret e testimeve, nuk lejohet të mbeten në Australi”, tha një zëdhënës i ministrisë.
Nuk është e qartë sesi zogu ka kryer fluturimin prej rreth 8,000-miljesh nga brigjet perëndimore të SHBA drejt Australisë jugore por zyrtarët besojnë se mund të ketë ndaluar në ndonjë anije transporti në oqean.
Pëllumbi Joe nuk është kafsha e parë që has telashe me ligjet e ashpra të Australisë për importimin e kafshëve.
Aktori Johnny Depp djhe ish-gruaja e tij Amber Heard u detyruan të bënin një video të veçantë për të kërkuar ndjesë pasi sollën në vend fshehtas dy qentë e tyre Pistol e Boo, me një avion privat në 2015.
Top Channel