Spanja ngrin në temperatura MINUS 25C në motin më të ftohtë në tre dekada (Fotot)

13/01/2021 15:14

Spanja po vijon të dridhet në të ftohtin rekord që ka pllakosur me dëborë Madridin, ka mbyllur aeroportin kryesor të qytetit dhe ka mbuluar rrugët kryesore më dëborë e akull.

Temperaturat kishin rënë në deri -25.4 gradë Celsius në qytezën Bello, në rajonin malor në lindje të Madrid, të njohur ndryshe si “Siberia Spanjolle”, njofton agjencia kombëtare meteorologjike AEMT.

Brenda në Madrid temperaturat kishin rënë në minus 10.8 gradë Celsius, më e ulëta në gjysmë shekulli, teksa në aeroportin e kryeqytetit në Barajas u regjistrua minus 13.2 gradë Celsius.

“Që prej vitit 1920, kanë qenë vetëm 15 ditë në të cilët ka pasur mot të tillë të ftohtë,” komentonte agjencia AEMET në Madrid.

Shumica e Spanjës po përpiqen të përshtaten me realitetin e ri të rreth 30-orëve rënie dëbore, çka ka komplikuar përpjekjet e pastrimit të rrugëve nga akulli dhe pemët e rrëzuara nga i ftohti brutal.

11 nga 51 provincat autonome të Spanjës kanë shpallur alarmin e motit të ftohtë.

Pas reshjeve më të rënda të deborës në rreth 50 vjet, Madridi nisi sot përpjekjet për kthimin në normalitete megjithë mangësitë në mjete pastrimi dëbore dhe kripë për rrugët.

Shkollat mbeteshin të mbyllura në kryeqytetet dhe shumicën e rajoneve, teksa ushtrua mbetet e angazhuar në pastrimin e rrugëve, heqjen e pemëve të rrëzuara dhe rivendosjen e linjave elektrike.

FOTO GALERI
19/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA