Komuniteti më i madh i pastrehë në SHBA/ Foto të rënda e të fuqishme nga ekzistenca në ‘Skid Row’, Los Angeles

13/01/2021 21:15

Një seri fotografish të rënda janë publikuar së fundmi nga rezidentët e një prej zonave më famëkeqe të Los Angeles në SHBA, komuniteti ‘Skid Row’ i personave të pastrehë e të mposhtur nga jeta.

Pasoja shokuese të varfërisë, dhunës dhe abuzimit me drogat shihen haptazi në imazhe, së bashku me tregues të dashurisë dhe kujdesit mes anëtarëve të përhershëm të këtij komuniteti të paprivilegjuarish.

Fotografi me pseudonimin ‘Suitcase Joe’ kaloi dhjetë vjet duke qëndruar dhe fituar besimin e njerëzve që jetojnë në tenda në pjesën e rrënuar të Los Angeles dhe imazhet e galerisë janë rezultati i marrëdhënies mes tyre.

Përgjatë viteve Joe krijoi miqësi me komunitetin më të madh të pastrehë në Amerikë që numëron rreth 5,000 njerëz, të cilët i dhanë atij liri për të dokumentuar jetën e tyre të përditshme.

Disa nga imazhet janë të rënda, teksa përshkruajnë përdorimin e drogave të forta, apo varfërinë që për shumë amerikanë është e paimagjinueshme.

Banore duke ndihmuarnjeri-tjetrin ne Skid Row

Në një foto shihet Stephanie, e cila ka humbur dy gishta kur gjeti një predhë mortaje jashtë tendës së saj dhe i shpërtheu në dorë.

Ajo mezi kujdeset për plagën e saj pasi nuk zotëron fasho apo iodine.

Në pamje të tjera shihet Chelsea, me taka të larta dhe një pushkë me plumba plastikë. Ajo thotë se e bleu për t’u mbrojtur nga minjtë në tendën e saj. Në Skid Row është përhapur sëmundja e tifos, e shpërndarë nga parazitët e minjve.

Fotografi anonim i rrugës është një aktivist që ka themeluar fondacioni e bamirësisë ‘Suitcase Joe Foundation’ për të ndihmaur rezidentët të sigurojnë strehim të përhershëm.

Me anë të librit të tij Sidewalk Champions (Kampionë të Trotuarit) fitimet do të shkojnë për fondacionin Suitcase Joe si ndihmë për rezidentët.

Ne galerine e meposhtme shihen personazhet kryesore dhe pershkrimet e tyre …

FOTO GALERI
5/14
Chelsea, me taka të larta dhe një pushkë me plumba plastikë. Ajo thotë se e bleu për t’u mbrojtur nga minjtë në tendën e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA