Angela Merkel: Gjermania të ndalojë virusin britanik, ose të ketë dhjetë herë më shumë raste deri në Pashkë

13/01/2021 16:46

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar sot se Gjermania mund të ketë dhjetë herë më shumë raste me Covid-19 deri në kohën e Pashkëve “nëse nuk arrin të ndalojë këtë virusin britanik”.

Kancelarja u tha deputetëve të partisë së saj konservatore se priste që izolimet e fundit të zgjasin deri në prill, për të parandaluar variantin mutant më infektues të virusit të ardhur nga Britania.

Zhvillimi vjen pasi mediat tregonin arkivolë të vendosur njëri mbi tjetrin në zyrat e qytetit Meissen në Saxony ku shefi i krematoriumit tha se mund të përballojnë deri në 60 trupa në ditë.

Por Merkel përmendi Britaninë duke diskutuar masat e fundit teksa tha: “Nëse nuk ndalojmë këtë virusin britanik do të kemi dhjetë herë më shumë raste deri për Pashkë.

Pjesëmarrës të takimit thanë për mediat se Merkel tha nuk po fliste për masa shtesë përtej izolimit aktual.

“Merkel tha se tetë javët e ardhshme do të jenë më të vështira për arsye të variantit britanik, por iu referuar rritjes dhjetëfish të rasteve të infektimit në Irlandë nga varianti i ri”, tha zëdhënësi sipas DailyMail.

Edhe një tjetër deputet i partisë së saj konservatore tha për MailOnline: “Arsyeja që kancelarja e tha është sepse ne kemi eksperiencën më të mirë të gjurmimit, shumë më të mirë se vendet e tjera, pro ishtenjë mënyrë e pakujdesshme ajo sesi e përshkroi ‘varianti britanik’”.

Gjermania fillimisht kishte një nga reagimet më të mira në botë kundër virusit por numri i rasteve dhe vdejeve janë rritur që prej zbutjes së masave fillestare.

Dje Instituti Robert Koch raportoi 12,802 raste të reja koronavirusi.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në 24 orët e fundit ishte 891 duke arritur një totale prej 41,577.

FOTO GALERI
3/3
Shefi i krematoriumit tha se mund të përballojnë deri në 60 trupa në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA