Ish-Miss Brazili arrestohet pas pengmarrjes së rreme për të zhvatur $35,000 nga e ëma (fotot)

12/01/2021 20:12

Një modele shtatzënë është arrestuar dje në Brazil për inskenimin e pengmarrjes së saj, teksa tentonte të zhvaste paratë e shpërblesës nga vetë mamaja e saj.

Bukuroshja braziliane Lauren Adana Lorenzetti përballet tashmë me gjashtë vjet burg pasi ish i dashuri dhe të njohurit e ndihmuan në realizimin e pengmarrjes së rreme.

31-vjeçarja u arrestua në shtëpinë e saj në Santana de Parnaiba, pas pengmarrjes së rreme që kishte ndodhur një dekadë më parë.

Më 18 prill 2010, dy shoqe të Adana dhe i dashuri i saj morën pjesë në komplot. Vajza kishte shkuar në shtëpinë e shoqes së saj dhe kjo e fundit kishte telefonuar nënën e Adana për të kërkuar 1,000 real brazilianë $400) .

Më pas i dashuri i Adanas kërkoi 100,000 real ($35,000) nga e ëma për lirimin e të bijës.

Por pas telefonatave shqetësuese Vanessa Dallagnol Bassani telefonoi policinë.

I dashuri i atëhershëm i Adanas, i kërkoi të ëmës të largonte policinë nga çështja përndryshe do të vriste vajzën e saj.

Por teksa çështja po përshkallëzohej, bashkëpunëtorët e komplotit u përfshinë nga paniku dhe vendosën të heqin dorë.

Prandaj Adana u largua nga apartamenti i shoqes së saj dhe i telefonoi nënës për t’i kërkuar të vinte ta merrte.

Ish fituesja e Miss Renascenca në 2012 dhe Miss Parana Popularidade në 2013, është arrestuar dhe akuzuar për zhvatje parash.

Ish-i dashuri pjesëmarrës në komplot tashmë ka vdekur, ndërsa vetëm një nga anëtarët e konspiracionit është në kërkim.

FOTO GALERI
2/7
Bukuroshja braziliane Lauren Adana Lorenzetti përballet tashmë me gjashtë vjet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA