Nasa publikon 15 imazhet më të mahnitshme të planetit tonë për vitin 2020 (Fotot)

11/01/2021 17:07

Kur ngjitesh lart, shumë lart në një vend të qetë, secili nga ne merr një këndvështrim tjetër për jetën dhe planetin tonë ‘të shfrytëzuar’ dhe të mbipopulluar.

Këto foto të mahnitshme janë marrë nga astronautët e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, teksa ata orbitojnë rreth globit në mbi 400 km lartësi, dhe janë zgjedhur nga NASA si më impresionueset per vitin qe shkoi.

Fotot tregojnë disa nga vendet më të bukura të planetit si Parisin natën, ishuj të Karaibeve, Liqenet e Mëdha Amerikane, në një seri kushtesh dramatike atmosferike. Ato tregojnë stuhi të spërdredhura mbi Sahara dhe gjendje të tjera të eksituara atmosferike në Amerikën e Jugut dhe Mesdhe.

Në të tjera pamje shihen ishuj të largët dhe gjerësi të pamasa në Oqeanin Indian.

Fotot frymëzuese që ju bëjnë të reflektoni i gjeni në galerinë e mëposhtme …

FOTO GALERI
2/14
Nasa thotë se ky imazh i mahnitshëm i fushës së gjerë australiane Cooper Creek, u bë nga një astronaut teksa stacioni kalonte mbi Queensland në lartësi 426km

Top Channel