Kreu i vaksinimit në spitalin e Cosenza, vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë

08/01/2021 17:06

Kreu i vaksinimit të stafit spitalor në Cosenza ne jug te Italise, Lucio Marrocco, ka vrarë veten mbrëmjen e djeshme duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij, në të cilën jetonte me familjen.

Ngjarja ishte shokuese për qytetin e vogël të rajonit të Kalabrisë dhe për spitalin ku punonte, ku mjeku drejtonte shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit për kolegët e stafit mjekësor.

Marrocco, i martuar me një kolege mjeke, ishte 56 vjeç dhe drejtonte njësinë operative për vaksinimet e stafit mjekësor në spitalet e Cosenza e Rogliano. Mediat lokale shkruanin se ai prej disa kohësh vuante nga depresioni, që ishte përkeqësuar se fundmi nga pandemia.

Ende nuk është dhënë një motiv zyrtar për motivin e aktit ekstrem.

FOTO GALERI
2/3
Ngjarja ishte shokuese për qytetin e vogël të rajonit të Kalabrisë dhe për spitalin ku punonte

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA