Ngjarja bëri që spitali me pacientë të Covid-19, të mbyllej përkohësisht prej ndërprerjeve të energjisë.
Një gropë gjigande është hapur natën e djeshme në parkingun e një spitali në Napoli në jug të Italisë, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të spitalit me pacientë të Covid-19, prej ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Megjithatë, operacionet e spitalit “Del Mare” nuk ishin dëmtuar dhe zjarrfikësat thanë se nuk kishte të lënduar. Gropa mori me vete vetëm disa makina në parkingun e spitalit.
Spitali tha se gropa gjigande rezultoi 20-metra e thellë dhe rreth 2,000 metra katrorë e gjerë.
Ennio Aquilino, kreu i zjarrfikëssave të zonës tha për mediat se shembja e brendshme mund të jetë shkaktuar nga infiltrimi i ujit nëntokë pas reshjeve të ditëve të fundit.
Top Channel