Senatori Schumer bën thirrje që Trump të hiqet nga detyra pas trazirave

07/01/2021 21:10
Udhëheqësi Demokrat i Senatit të SHBA-së, Chuck Schumer

Kongresi Amerikan ka certifikuar demokratin Joe Biden si President të 46 të SHBA-së. 

Udhëheqësi Demokrat i Senatit të SHBA-së, Chuck Schumer tha se nënpresidenti Pence duhet që menjëherë të thërrasë Amendamentin e 25-të dhe të heqë Presidentin Trump nga detyra.

 “Ajo që ndodhi dje ishte një kryengritje kundër Shteteve të Bashkuara, e nxitur nga presidenti”, tha Schumer, në një deklaratë. Ky president nuk duhet të mbajë detyrën një ditë më gjatë.Mënyra më e shpejtë dhe më efektive mund të bëhet sot, për të hequr këtë president nga detyra do të ishte që Zëvendës Presidenti të kërkonte menjëherë amendamentin e 25-të. Nëse Zëvendës Presidenti dhe Kabineti refuzojnë të ngrihen në këmbë, Kongresi duhet të mblidhet përsëri për të shkarkuar presidentin”, vazhdoi Schumer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA