Takimi 4 minutash mes djalit të ri nga Turqia, Muratit dhe Melisës ka përcjellë emocione shumë të forta në studio.

Edhe pse është nga një vend i huaj, ai është kuptuar shumë mirë në gjuhën shqipe me Melisën.

Dialogu gjatë takimit 4 minutash:

Murati: E ke mësuar turqishten?

Melisa: Jo vetëm pak me shoqen e ngushtë.

Murati: Mendoj që do të kuptohemi.

Melisa: Mendon se jam tepër e egër?

Murati: Mendoj se ke një tip të ëmbël dhe një shumë të egër. Kjo më pëlqen.

Melisa: Kush të pëlqen më shumë?

Murati: Më shumë më pëlqen ti dhe Sindi sepse jeni më të ëmbla.

Melisa: Je i qetë si natyrë?

Murati: Më shumë jam i qetë, nuk nevrikosem shumë shpejt. Ti dukesh shumë e egër kur diskuton.

Melisa: 5 min e kam unë

Murati: Është shumë 5 minuta. Çfarë mendimi ke për një çun të huaj?

Melisa: Nuk ka lidhje, nëse e do realisht një person i kalon çdo pengesë dhe gjuha nuk është pengesë.

Ndërsa Murati pas takimit tha se kishte emocione nga komunikimi në gjuhën shqipe.

Analisti Arjan Konomi e komentoi shumë pozitivisht takimin 4 minutash të Muratit dhe Melisës.

“Takimi më i bukur 4 minutash, pavarësisht emocioneve ishit shumë të lirshëm”, tha Arjani.

 

FOTO GALERI
7/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA