‘Partia’ shkarkon zyrtarin kinez që u kap nga gruaja në krevat me të dashurën (Foto+video)

07/01/2021 16:38

Një zyrtar i lartë i partisë komuniste të Kinës është shkarkuar nga detyra pasi bashkëshortja e tij pretendon se kapi në krevat me një tjetër grua.

Disa pamje video të konfrontimit mes dy grave u bënë virale kësaj jave në Kinë.

Zyrtari i lartë i provincës së Guizhou, u shkarkua dje pas një mbledhjeje të partisë.

Burri i identifikuar si Jia Ding, humbi postin si sekretar i partisë në qytezën e Yongle pas pamjeve të shpërndara në rrjet nga bashkëshortja e tij.

Në përshkrimin e videos thuhej se burri gjysmë i zhveshur ishte një zyrtar i qytetit ndërsa gruaja në të brendshme ishte dashnorja e tij.

Në një video shihet gruaja me një veshje të sipërme rozë, e cila besohet se është bashkëshortja e Jia, duke i ulëritur të dashurës.

Dashnorja e supozuar, tenton të mbulojë fytyrën dhe i ulëret bashkëshortes: “Ky është problemi yt. Diskutojeni vetë, nuk ka të bëjë fare me mua!”.

Ndërsa bashkëshortja që nevrikoset edhe më shumë, përgjigjet: “Nuk ka të bëjë fare me ty? Ti me vjedh burrin dhe thua se nuk ka të bëjë me ty?’

Bashkëshortja më pas tenton ta kapë dashnoren nga fytyra për ta treguar te kamera, dhe i thotë: “Tregoje mirë fytyrën”, por në këtë moment një mashkull thërret “Thirrni policinë!”

Më pas e dashura e Jia i lutet bashkëshortes të mos përdorë dhunë dhe në pamje shfaqet zoti Jia i cili përpiqet të ndalojë bashkëshorten.

Komiteti i partisë së zonës konfirmoi autenticitetin e videos dhe identitetin e burrit.

Në Kinën e lashtë ishte e zakonshme që një burrë të kishte më shumë se një grua, si shenjë familjes së madhe e të suksesshme.

Por me ardhjen në pushtet të partisë komuniste në 1949 poligamia u ndalua me ligj.

Por me pasurimin e shoqërisë kineze dhe hapjen e saj, lidhjet jashtëmartesore janë bërë diçka e zakonshme. Dashnoren njihen tashmë me shprehje si ‘e treta e vogël’ apo ‘shtëpiakja e dytë’, dhe janë tema të zakonshme në shoqërinë kineze.

Sot në Kinë ka dhe ‘gjuetarë profesionistë të dashnoreve’ që ndihmojnë gratë për kapjen e burrave tradhtarë.

FOTO GALERI
4/4
Në pamje shfaqet zoti Jia, i cili përpiqet të ndalojë bashkëshorten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA