Itali, i penduari: Sipërmarrësja e zhdukur në 2016, është shtypur me traktor ose i është dhënë ta hanë derrat

07/01/2021 17:26
Maria Chindamo

Bashkëpunëtori i penduar mafioz i drejtësisë italiane Antonio Cossidente ka folur së fundmi për fundin që ka pësuar Maria Chindamo nga Laureana di Borrello e zhdukur në vitin 2016 në ndërmarrjen e saj bujqësore në Limbadi.

Cossidente thotë se motivi i zhdukjes së saj nga anetare te grupit famëkeq Ndraghetta ishte refuzimi per të shitur pronën e saj te Salvatore Ascone, i arrestuar në korrik 2019 e më pas i liruar nga apeli.

“Më thanë se kishin kompromentuar kamerat e sigurisë dhe se kjo grua duhet të zhdukej, të shtypej me traktor ose t’i jepej për të ngrënë derrave”.

Më 7 shkurt 2020 në qendrën e karabinierëve në Ros në Roma, Cossidente i tregoi prokurores së Catanzaro, Annamaria Frustaci, disa detaje të historisë që ia kishte treguar Emanuele Mancuso, i biri i shefit mafioz Pantaleone. Të dy ata gjendeshin në burgun Paliano, ku mbahen bashkëpunëtorët ish-mafiozë të drejtësisë italiane, shkruan “ilvibonese.it”.

Cossidente tregonte: “Emanuele Mancuso më tha se ishte zhdukur një grua në Limbadi, një sipërmarrëse bujqësore nga Laureana di Borrello. Më tha se për zhdukjen e gruas disa vite më parë arsyeja ishin tokat në pronësi të saj. Maria refuzonte t’i lironte tokën e saj personit të njohur si ‘Pinnolaro’ që në fakt quhet Salvatore Ascone. Në korrik 2019 ai u arrestua në lidhej me vrasjen e Maria Chindamo.

Në fakt ai akuzohej vetëm për kompromentimin e sistemit të kamerave të vilës së tij, për të penguar regjistrimin e skenës ku gruaja sulmohej dhe merrej nga persona të panjohur, mëngjesin e 6 majit 2016.

“Emanuele Mancuso tha se ‘Pinnolaro’ e zhduku atë duke e ditur se përgjegjësia do të binte te familja e burrit të saj, i cili kishte vrarë veten pak kohë më parë. Duke i ditur çështjet familjare të gruas ‘Pinnolaro’ kreu aksionin e zhdukjes, dhe më pas tha se trupi i saj ishte shtypur me traktor për t’ia dhënë për të ngrënë derrave”.

FOTO GALERI
2/4
Vrasesi i dyshuar Salvatore Ascone

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA