Momentet e fundit para përdhunimit në grup e vrasjes së stjuardesës në festën e hotelit në Filipine (Fotot)

06/01/2021 18:29

Këto janë momentet finale të stjuardesës tragjike para se të përdhunohej në grup dhe të vritej në një hotel në Filipine.

23 vjeçarja Christine Angelica Dacera, u gjet e vdekur në një vaskë të zbrazur natën e Vitit të Ri në Makati.

Vdekja shokuese e saj çoi arrestimin e 11 meshkujve që ndodheshin në festë me të.

Në disa pamje të reja të kamerave të sigurisë 23-vjeçarja shihet që shkon në dhomë me të paktën tre djem.

Ajo shihet në pamje që ecën zbathur me një gotë vere në dorë, teksa po festonte në hotelin me katër yje City Garden.

Një nga të akuzuarit, Gregorio de Guzma tha për mediat vendase se është homoskesual prandaj nuk ishte i përfshirë në përdhunimin e vrasjen e Christine, dhe te tille ishin dhe meshkujt e tjere.

Nderkohe trupi i vajzes u gjet me plagë, gërvishtje dhe spermë në organet private.

Stjuardesa e linjave Philippines Airlines ishte dërguar më pas në spital nga të njohurit që e gjetën pa ndjenja, por pak pas mbërritjen në spitalin e Makati u shpall e vdekur.

Kreu i policisë Harold Depositar tha se shumica e meshkujve në festë nuk njiheshin nga viktima. “Vetëm tre prej tyre ishin të njohur për Dacera”, tha ai për mediat vendase.

Autopsia tregoi se vdekja e Dacera kishte ardhur nga gjakderdhja e brendshme prej aneurizmit të aortës, i cili shkaktohet nga trauma të papritura dhe tension i lartë i gjakut.

Depositar tha: “Ajo ka pësuar forcë të ushtruar në trupin e saj pasi shenja dhune janë gjetur në këmbë, gjunjë e kofshë”

Ndërsa familja e Christine kërkojnë një tjetër autopsi pasi pretendojnë se para ishte e paplotë.

Avokati i familjes Brick Reyes tha se besonte se viktima ishte abuzuar dhe droguar para vdekjes: “Ne besojmë se aneurizmi është një shkak i përgjithshëm dhe mund të jetë shkaktuar nga sulmi ndaj saj para vdekjes”.

Komisioni i të drejtave të njeriut në Filipine tha se do të kryejë hetimet e tij mbi çështjen e pambyllur.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/01/04/stjuardesa-gjendet-e-vdekur-ne-vasken-e-hotelit-11-te-akuzuar-per-perdhunimin-e-vrasjen-e-saj-fotot/

FOTO GALERI
3/10
23-vjeçarja shihet që shkon në dhomë me të paktën tre djem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA